Elvis Hoxha i VV-së godet Edi Ramën

Aktuale

Elvis Hoxha i VV-së godet Edi Ramën

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:14
Elvis Hoxha

Elvis Hoxha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Duke e komentuar konferencën e sotme për media të Ramës, Hoxha ka treguar se pse Rama nuk po e kupton sjelljen e Serbisë në raport me Kosovën.

Në profilin e tij në Facebok, ai ka shkruar se për ta kuptuar sjelljen e Serbisë, Rama duhet ta mbajë anën e Kosovës.

“Rama po ankohet se nuk po e kupton sjelljen e Serbisë me policët e Kosovës. Këshillë e thjeshtë për këdo që voton Ramën. Që ta kuptosh Serbinë duhet të mbash anën e Kosovës, të njohësh historinë e Kosovës, të shohësh me sytë e Kosovës. Kjo këshillë nuk vlen për Ramën. Ai nuk njeh Kosovën, por Baton Haxhiun dhe Shkëlzen Maliqin”, ka shkruar Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat