Rama propozon “mbylljen” e Kurtit e Vuçiqit derisa t’i trajtojnë të gjitha pikat

Aktuale

Rama propozon “mbylljen” e Kurtit e Vuçiqit derisa t’i trajtojnë të gjitha pikat

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 15:33
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të mbyllen në një konferencë dhe të mos lejohet të dalin derisa të përfundojnë bashkëbisedimin e t’i trajtojnë të gjitha pikat.

Rama ka thënë se në këtë mënyrë mund t’i trajtojnë të gjitha pikat.

Dy liderët duhet të merren dhe të mbyllen brenda në një konferencë, pa të drejtë dalje deri kur të përfundoj bashkëbisedimi, që të trajtohen ato pika, që askush nuk i kundërshton, por në të njëjtën kohë secili ia hedh tjetrit fajin pse nuk zbatohen, sepse s’ka vullnet. Ky është fakti”, ka theksuar Rama në një konferencë për media të mbajtur të premten.

Madje sipas tij, i vërmi përfitues nga kjo situatë është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“I vetmi përfitues nga kjo situatë është zotëria që rri i mbyllur në bunkerin e tij në Kremlin”, është shprehur Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat