Shala: Kurti të japë dorëheqje dhe të dalë të matet në popull

Aktuale

Shala: Kurti të japë dorëheqje dhe të dalë të matet në popull

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 18:36
Asdren Shala

Asdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD), ka thënë se kryeministri, Albin Kurti duhet që të japë dorëheqje dhe të dalë të “matet” në popull.

Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1 tha se kjo është rruga e vetme që i ka mbetur Kurtit pas situatës në veri.

Unë nuk besoj që në politikë ka fund… unë nuk besoj që është gjithçka e pamundur edhe tash, por është më e vështirë, por duhet që të plotësohet një kusht. Kushti është që ky kryeministër të japë dorëheqje dhe të dalë të matet në popull. Le të dalë në zgjedhje të reja, le të dalë në fushatë zgjedhore e le të thotë se unë po dua të bëhem kryeministër dhe do t’ia sjellë Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe nëse e votojnë qytetarët atëherë jemi në rregull. Përndryshe çështja është legale, pasi e nënshkruan udhëheqësi i shtetit, por nuk është legjitime”, ka thënë Shala.

Ai po ashtu, ka deklaruar se ka parti edhe shqiptarë që mund të qasen më mirë me ndërkombëtaret dhe në dialogun me Serbinë.

Ai ka shtuar se çështja kombëtare në pyetje, partit duhet me pas unitet, përveç se me LVV.

Kurti nuk ka rrugë tjetër, mundet vetëm me u tërheqë nga veriu dhe me shpresu që me ardh dikush tjetër dhe me pas një qasje tjetër ndaj ndërkombëtarëve. Kurti këtë nuk e bënë vet dhe as nuk ka më u tërheqë, sepse si mentalitet është bolshevik siç po e shpjegon PSD vazhdimisht…ky e ka atë qasje që marrëveshja ja më u bë, por nëse unë nuk jam ka me qenë më e keqe dhe nëse jam unë ka me qenë më e mirë… Çfarë mund të bëjë Kurti në këto rrethana është të ju thotë tjerëve hajdeni nëse dini më bë më mirë. Unë mendoj që ka shqiptarë që dinë më bë më mirë, ka shqiptarë që dinë më mirë me u qasë në dialog … ka pra edhe parti, por ka edhe shqiptare. Kur është çështja kombëtare në pyetje unë mendojë që duhet më pas unitet përveç se me LVV-në, se e ka mbyll çdo dere për me pas unitet”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat