Konjufca: Shyqri Nimani është institucion i mahnitshëm i kulturës dhe artit shqiptar

Aktuale

Konjufca: Shyqri Nimani është institucion i mahnitshëm i kulturës dhe artit shqiptar

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 18:53
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë arkivolit të artistit dhe profesorit Shyqri Nimani, i cili ndërroi jetë dje në moshën 82-vjeçare.

Kryetari Konjufca pasi ngushëlloi familjen e të ndjerit, u nënshkrua edhe në Librin e Zisë për profesorin Nimani.

Kryetari i Kuvendit shkroi se akademiku dhe profesori Nimani është një institucion i mahnitshëm i kulturës dhe artit shqiptar.

“Arritjet tona kulmore në fushën e artit i detyrohen kontributit të tij gjigant. Të rrallë janë krijuesit të cilët mund të maten me poliedrizmin e intelektualit tonë të shquar, Shyqri Nimani. Jeta e tij që ishte një me veprën e tij, ishte një pasqyrë artistike e shoqërisë dhe popullit tonë. Prandaj është e përjetshme”, citohet në komunikatë kryetari Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat