Mehaj reagon pas parandalimit të sulmit terrorist: Morëm reagime të panevojshme për marshin e FSK-së

Aktuale

Mehaj reagon pas parandalimit të sulmit terrorist: Morëm reagime të panevojshme për marshin e FSK-së

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 21:38
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se është parandaluar një sulm terrorist në veri.

Ai ka përmendur edhe kritikat që i morën për marshin e FSK-së në Mitrovicën e Jugut.

“Kjo sasi e armatimit është kapur sot nga Policia e Kosovës, për të parandaluar sulme terroriste të nxitura dhe planifikuara nga Serbia.

Janë të përditshme rastet e tentimit për destabilizim të vendit tonë dhe ende dikush hamendëson për fajtorin e vetëm në këtë mes, e që është Beogradi.

Sot patëm qindra reagime (të panevojshme) për një marshim kondicional të FSK-së, i cili ishte në planin vjetor të aktiviteteve dhe për të cilin ishin të njoftuar të gjithë.” – tha ai.

Ministri madje, në fund ka pyetur:

 “Çfarë reagimesh do të ketë ndaj Beogradit pas kapjes së kësaj sasie të armatimit?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat