“Deklaratë skandaloze”, vjen reagimi i ashpër ndaj Borellit – kjo është thirrja urgjente për Kosovën: Tërhiqu nga dialogu!

Aktuale

“Deklaratë skandaloze”, vjen reagimi i ashpër ndaj Borellit – kjo është thirrja urgjente për Kosovën: Tërhiqu nga dialogu!

Nga: A.M. Më: 23 qershor 2023 Në ora: 22:20
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Analisti Jusuf Thaçi ka reaguar pas deklaratës së Josep Borellit, ku tha se ndjehet i alarmuar pas situatës në veri të vendit tonë.

Thaçi këtë deklaratë të Borellit e cilësoi si skandaloze, duke shpresuar se ky qëndrim nuk është i Bashkimit Evropianit.

“Shpresoj që ky qëndrim i z. Borell nuk është edhe qëndrim i BE-së! Nëse po, atëherë Kosova duhet të tërhiqet urgjentisht nga i ashtu-quajturi dialog i ndërmjetësuar nga BE”, shkroi analisti në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Deklaratë skandaloze e z. Borell

Policia e Kosovës po arreston të dyshuar për sulme ndaj KFOR-it, ndaj Policisë dhe ndaj gazetarëve, për të cilët ka fakte e prova të forta (foto e video). Arrestimet po bëhen në përputhje me të gjitha procedurat ligjore.

Në anën tjetër, FSK-ja po parakalon në territorin e Kosovës, pra në vendin e vet.

Ku e ka hallin z. Borell? Çka nuk do të tolerojë ai? Arrestimin e kriminelëve? Parakalimin e FSK-së brenda Kosovës?

Shpresoj që ky qëndrim i z. Borell nuk është edhe qëndrim i BE-së! Nëse po, atëherë Kosova duhet të tërhiqet urgjentisht nga i ashtu-quajturi dialog i ndërmjetësuar nga BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat