Hidhen dyshime të forta pas deklaratës nxitëse të Borellit – nuk përjashtohet nisja e një konflikti të armatosur!

Aktuale

Hidhen dyshime të forta pas deklaratës nxitëse të Borellit – nuk përjashtohet nisja e një konflikti të armatosur!

Nga: A.M. Më: 23 qershor 2023 Në ora: 22:54
Foto nga arkiva.

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj përfaqësuesit të Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Ky i fundit, tha së ndjehet i alarmuar pas arrestimeve të fundit në veri të Kosovës.

Bytyçi u shpreh se deklaratat e Borellit janë pro-serbe dhe i shërbejnë kriminelëve të Beogradit.

“Nga ana tjetër une kam një dyshim në këto deklarata: - Pse Borrell është kaq shumë i shqetësuar se mos fillon një konflikt i armatosur në veri të Kosovës?

A mos ka drojë se në këtë luftë do të ndodhë zhbërja përfundimtare e Serbisë përmes dezintegrimit prej saj të hungarezve, shqiptarëve të Luginës, boshnjakëve të Sanxhakut etj?! Mos ndoshta ka informacione se një luftë ose konflikt i kufizuar në veri të Kosovës midis serbëve dhe shqiptarëve do të çojë në largimin e serbëve prej këtij territori”, shkroi profesori në Facebook, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Joseph Borrell ka folur sot dhe sërishmi ka dënuar Kosovën, më saktë për stërvitjen e FSK-së dhe arrestimet e kriminelëve serbë. Madje për arrestimet thotë se ato bëhen në mënyrë të jashtëligjshme. Se cili ligj i Borrellit i mbron terroristët kriminelë, si ata që janë arrestuar, këtë mund ta dijë vetëm ai!

Por i ngarkuari për Politikë të Jashtme dhe Siguri në Europë duhet ta dijë se deklaratat e tij kundër Kosovës dhe pro-Serbisë i shërbejnë vetëm kriminelëve të Beogradit të lidhur me Serbinë. Nga ana tjetër une kam një dyshim në këto deklarata: - Pse Borrell është kaq shumë i shqetësuar se mos fillon një konflikt i armatosur në veri të Kosovës?

A mos ka drojë se në këtë luftë do të ndodhë zhbërja përfundimtare e Serbisë përmes dezintegrimit prej saj të hungarezve, shqiptarëve të Luginës, boshnjakëve të Sanxhakut etj?! Mos ndoshta ka informacione se një luftë ose konflikt i kufizuar në veri të Kosovës midis serbëve dhe shqiptarëve do të çojë në largimin e serbëve prej këtij territori?!

Pse Borrell është kaq i shqetësuar për zbatimin e ligjit në veri të Kosovës?! Cili është qëllimi i tij?! A nuk është ky qëndrim i tij pro-serb një provë tjetër se Joseph-i ka si axhendë ndarjen e Kosovës në favor të Serbisë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat