“Diktati politik vjen nga Beogradi”, Arben Çejku tregon vështirësitë për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës

Aktuale

“Diktati politik vjen nga Beogradi”, Arben Çejku tregon vështirësitë për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 09:10
Arben Çejku

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Arben Çejku, ka folur lidhur me takimin e fundit në Bruksel, si nismë e Josep Borell për qetësimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë Çejku tha se presionin më të madh në këtë mes e ka kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili megjithatë ka dhënë shenjat që është gati dhe ka bërë disa hapa prapa.

“Kjo duket pak a shumë si ajo marrëveshja e Ohrit, që biem dakord por nuk e firmosim. Edhe Kurti, edhe Vuçiç po luajnë me ato kartat e tyre, sepse janë të dy në vështirësi. Ajo që mund ta konsiderojmë si më pozitive është pranimi i zgjedhjeve nga ana e Kurtit, i cili ka dhënë shenjat që është gati për të bërë disa hapa prapa.

Le të shpresojmë që ky është një hap serioz, megjithëse aty ka një kleçkë që, kur përmendet ligjshmëria e zhvillimit të zgjedhjeve, do të thotë që vetë serbët duhet të nënshkruajnë një peticion me dhjetëra mijëra firma, gjë të cilën unë nuk besoj se ata do ta bëjnë.

Kjo pasi është diktati politik që vjen nga Beogradi nëpërmjet Listës Serbe, apo atyre formacioneve të tjera paraushtarake, apo ato që janë grupacione ilegale në veri që ushtrojnë presion mbi popullatën e thjeshtë”, shprehet ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat