​Policja pëson lëndime të rënda trupore pasi goditet me veturë, reagon sindikata

Aktuale

​Policja pëson lëndime të rënda trupore pasi goditet me veturë, reagon sindikata

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Sindikata e Policisë së Kosovës se sot një zyrtare policore, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Kjo pasi ajo bashkë me kolegët e sajë, në Lagjen Veterniku në Prishtinë, kanë tentuar ta ndalin një veturë, por shoferi i veturës qëllimisht e godet zyrtaren policore për t’i ikur kontrollit të policisë.

Sidnikata duke i uruar shërim të shpejtë, ka dënuar ashpër këtë sulm ndaj Policisë së Kosovës, kurse nga organet e drejtësisë, ka kërkuar që të gjithë ata që sulmojnë Policinë, të dënohen sipas Ligjit me rrethana rënduese sepse sulmet ndaj policisë s’po kanë të ndalur.

“Ky sulm dhe shumë të tjera që kanë ndodhur deri më tani, tregojnë se secili zyrtarë policorë e ka të rrezikuar shëndetin dhe jetën, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat