Pse nuk e nisën luftën kur kishin filluar masakrat në Kosovë? Kështu përgjigjet Salihaj

Aktuale

Pse nuk e nisën luftën kur kishin filluar masakrat në Kosovë? Kështu përgjigjet Salihaj

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 21:08
Adem Salihaj

Në kuadër të Lidhjes Demokratike gjatë dekadës para çlirimit të vendit nëpërmes këshilleve të ndryshme, ku u formuan edhe disa shtabe, nocioni i mbrojtjes filloi të jetë prezent.

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj pasi ishte zgjedhur kryetar i Degës në gusht të vitit ’91, i kishte propozuar Kryesisë së Degës që ta formonin një Komision për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Elementare, i cili në fakt vetëm emërtohej kështu, sepse në të vërtet kishte tjera qëllime.

“Në fakt ky ishte një emër i kamufluar për mbrojtjen civile. Duke marrë parasysh se ende nuk kishim një Ministri të Mbrojtjes, unë e bëra me vetiniciativë që ta formojmë Mbrojtjen Civile, e cila kishte për qëllim evakuimin, strehimin, mbrojtjen e popullatës në rast të luftës që ta largojmë, ta strehojmë, të kujdesemi për të. Ne e quajtëm Komision për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Elementare, unë isha kryetar i këtij komisioni, por ky ishte një kamuflim thjesht për mbrojtjen civile”, tregoi ai në emisionin “Fakte me Adnan Merovcin”.

Në koordinim të presidentit Rugova, në krye të këtij shtabi në fillim ka qenë Fehmi Agani i cili luajti rolin kryesor në formimin e shtabit ushtarak, ndërsa shtabi i mëvonshëm që u shndërrua në Ministri të Mbrojtjes, u themelua në qershor në vitit 1991.

Ky shtab filloi t’i formojë shtabet komunale, ku më 27 tetor të vitit 1991, dy muaj pas themelimit të shtabit ushtarak në nivel të Kosovës, Salihaj u emërua komandant ushtarak për komunën e Ferizajt.

“Unë si komandant i shtabit ushtarak i kam formuar njësitë ushtarake në komunën e Ferizaj, një fshat – një njësi ushtarake, ose një lagje në qytet – një njësi ushtarake, një kompani ushtarake që në atë gjuhën popullore ka qenë një çetë, e cila ka pasë përafërsisht 200 ushtarë”, tregoi ai.

Salihaj u dënua me burg për 4 vjet e gjysmë si komandant i këtij shtabi për Ferizajn, ku pas daljes nga burgu, masakrat vetëm sa kishin filluar.

Ai ende vazhdonte të ishte komandant, i cili vetëm me një urdhër mund ta mobilizonte sërish shtabin ushtarak.

Por, pse nuk u mobilizuan? Pse nuk e filluan luftën?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat