Ky incizim që iu bë “Rusit” i kushtoi me suspendim policit të Njësisë Speciale

Aktuale

Ky incizim që iu bë “Rusit” i kushtoi me suspendim policit të Njësisë Speciale

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se sot ka suspenduar nga puna një zyrtar policor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë të Jugut.

“Hetuesit e IPK-së kanë pranuar informacione sot lidhur me dyshimin se një zyrtar policor ( i Njësisë së Reagimit të Shpejtë – Drejtoria Rajonale Policore – Mitrovicë e Jugut) është i dyshuar për fotografim apo incizim të paautorizuar. Hetuesit kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse si pjesë e procedurave administrative, krahas hetimit që po zhvillohet zyrtari policor është suspenduar” bëhet e ditur në njoftimin e IPK-së.

Media raporton se bëhet fjalë pikërisht për incizim të të arrestuarit të djeshëm, si i dyshuar për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Image
"Rusi"

Serbi Nenad Orlovic, i njohur me nofkën “Rusi”, u arrestua nga forcat policore ditën e djeshme.

Zyrtari policor në fjalë dyshohet ta ketë incizuar “Rusin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat