Latifi: Sa loti digjital derdhet në Kosovë, sidomos nga politikanët që edhe në fatkeqësi bëjnë kalkulime elektorale

Aktuale

Latifi: Sa loti digjital derdhet në Kosovë, sidomos nga politikanët që edhe në fatkeqësi bëjnë kalkulime elektorale

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 20:17
Analisti Blerim Latifi

Analisti Blerim Latifi pas tragjedisë në Pejë, ka thënë se “në Kosovë derdhën lot digjital në fatkeqësi si kjo në Pejë”.

Madje, sipas tij kjo bëhet nga politikanët që edhe në fatkeqësi të tilla bëjnë kalkulime elektorale.

Postimi i plotë:

Sa loti digjital derdhet në Kosovë kur ndodhin fatkeqësi të mëdha si kjo në Pejë. Sidomos nga politikanët, që edhe në fatkeqësi të tilla bëjnë kalkulime elektorale.

Pastaj gjithçka harrohet shpejt dhe njerëzit e këtij vendi vazhdojnë me jetu në të njëjtat kushte të pasigurisë e të rrezikut, sepse përtej lotëve digjitalë të politikës, nuk ndodhë asgjë për t'i ndryshu këto kushte, ndërsa strategjitë shtetërore për mbrojtjen e popullatës nga rreziqet natyrore kurrë nuk dalin përtej dosjeve të mbyllura në sirtarët e zyrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat