“Dëme në rrugë, ujë, rrymë”, FSK po ndihmon familjet në Pejë për t`u kthyer në gjendjen normale

Aktuale

“Dëme në rrugë, ujë, rrymë”, FSK po ndihmon familjet në Pejë për t`u kthyer në gjendjen normale

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 20:25
Peja

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se janë duke zhvilluar operacion në ndihmë të qytetarëve në rajonin e Pejës, të cilët u vërshuan nga të reshurat e shiut.

FSK përmes një postimi ka bërë të ditur se janë shkaktuar dëme në infrastrukturë, rrugë, rrymë, ujë të pijes.

Sipas njoftimit, pjesëtarët e FSK-së po japin kontributin duke ndihmuar familjet për t`u kthyer në gjendjen normale.

Njoftimi i saj:

Ekipe të FSK-së, po ndihmojnë qytetarët e Pejës

Që nga nata e mbrëmshme ekipe të Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga Garda Kombëtare, Operacionet Speciale, Forcave Tokësore janë duke marrë pjesë në operaconin në ndihmë popullatës në rajonin e Pejës që u godit nga një stuhi ku për pasojë pati viktima dhe shumë dëme në infrastrukturë kritike, rrugë, rrymë, ujë të pijes e shtëpi banimi, pjesëtarët e FSK-së po japin kontributin duke ndihmuar familjet për t`u kthyer në gjendjen normale.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme për t`u dal në ndihmë të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me kapacitetet e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat