Shefi i EULEX: Zgjedhjet në veri duhet të mbahen sa më parë dhe me pjesëmarrjen e serbëve

Aktuale

Shefi i EULEX: Zgjedhjet në veri duhet të mbahen sa më parë dhe me pjesëmarrjen e serbëve

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 21:05
Gunnar Wigermark

Shefi i EULEX, Gunnar Wigermark ka thënë se zgjedhjet në veri duhet të mbahen sa më parë.

Në një intervistë të fundit në këtë pozitë, ai ka deklaruar se dhuna e madhe në veri, filloi të shpërthejë në fund të muajit maj.

Në fakt, zgjedhjet e pjesshme të datës 23 prill janë mbajtur pa ndonjë incident madhor. Dhuna e rëndë – dhuna e papranueshme do të nënvizoja, shpërtheu në fund të muajit maj duke lënë shumë persona të lënduar, përfshirë qytetarë, gazetarë, zyrtarë policorë, dhe dhjetëra ushtarë të KFOR-it.” – u shpreh ai.

Tutje, Wigermark ka deklaruar se pavarësisht përpjekjeve të faktorit ndërkombëtar, tensionet vazhdojnë të jenë të larta.

Pavarësisht përpjekjeve të koncertuara nga ana e komunitetit ndërkombëtar, tensionet në teren vazhdojnë të jenë të larta. Ne jemi dëshmitarë të incidenteve pothuajse çdo ditë, të retorikës së nxehtë, dhe të një situate jostabile të sigurisë në Kosovën veriore, si dhe të një vakumi të sigurisë dhe sundimit të ligjit. Popullata vendase në Kosovën veriore ndjehet e pasigurt, dhe jeta e tyre e përditshme është prekur për të keq.” – tha ai.

Shefi i EULEX-it ka thënë se kjo situatë nuk mnd të bëhet normalitet dhe se zgjedhjet duhet të mbahen sa më parë, me pjesëmarrjen e serbëve.

“Situata aktuale në Kosovën veriore nuk mund të bëhet normaliteti i ri. Duhet të ketë de-eskalim të menjëhershëm, zgjedhjet e reja në veri duhet të mbahen sa më parë që është e mundur dhe me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës. Një zgjidhje afatgjate mund të gjendet vetëm përmes dialogut të fasilituar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës. Kjo është parësore për Kosovën, Serbinë, për rajonin dhe për BE-në.” – deklaroi Wigermark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat