Ky është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Aktuale

Ky është i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 06:17
Gjergj Gjokaj

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë është Gjergj Gjokaj.

Ai ka privuar nga jeta Haxhi dhe Blerim Islamajn në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Gjokaj është arrestuar në fshatin Zllakuqan të Klinës.

“Është arrestuar një i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes të ndodhur në fshatin Madanaj”, ka konfirmuar Sheremet Elezi, zëdhënës i PK në Gjakovë.

Burimet thonë se Gjokaj fillimisht ka shkuar për mjekim në QKMF në Klinë, pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ai është larguar, por që më pas është arrestuar nga Policia në Zllakuqan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat