Ekipi i zyrës së Kosovës në Beograd niset për në Kralevë

Aktuale

Ekipi i zyrës së Kosovës në Beograd niset për në Kralevë

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 09:30
Policët e Kosovës, të arrestuar nga Serbia

Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka njoftuar se janë nisur për në Kralevë, aty ku sot do të dalin para gjykatës tre policët që janë rrëmbyer nga autoritetet serbe në territorin e Kosovës.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi janë në paraburgim tash e 10 ditë.

Haxholli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çdo sekondë e humbur deri në kthimin e policëve në Kosovë, konstituon, sipas tij, me një sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar.

“Rrugës drejt Kralevës, ku para një gjyqi pritet të dalin përsëri tre policët Rifat Zekja, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi. Çdo sekondë e humbur deri në kthimin e tyre në Republikën e Kosovës, në krye të detyrave, konstituon një impuls dhe sjellje joracionale me qëllim kamuflimin e një akti bizar përmes një drejtësie me kut e standard mesjetar. Lirimi i menjëhershëm i tyre është Sine Non Qua!”, shkruan Haxholli në Facebook.

Seanca gjyqësore ndaj tre policëve është paraparë të fillojë në orën 09:00.

Kujtojmë se më 16 qershor atyre iu caktua masa e paraburgimit, por Gjykata e Kralevës nuk tregoi se sa është periudha e paraburgimit për zyrtarët policorë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat