Flet gruaja e njërit prej policëve të rrëmbyer: Na kanë njoftu që kanë me i liru, por këtë informacion nuk e kemi ende

Aktuale

Flet gruaja e njërit prej policëve të rrëmbyer: Na kanë njoftu që kanë me i liru, por këtë informacion nuk e kemi ende

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 10:44
Policët e rrëmbyer

Institucionet në Serbi tashmë kanë marrë vendim për lirimin e tre policëve që u rrëmbyen në territorin e Kosovës, në Leposaviq me 14 qershor.

Shemsi Mustafa, Beqir Sefa, Rifat Zeka do të lirohen pas disa ditëve që u mbajtën në burgun e Kralevës.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar bashkëshortja e njërit nga policët, Shemsi Mustafës, e cila ka thënë se janë njoftuar nga institucionet e Kosovës që tashmë është marrë vendimi për lirimin e tyre.

“Po na kanë njoftu që kanë me i liru, është marrë vendimi por ende nuk na kanë tregu konkretisht se kur i lirojnë. Këtë informacion nuk e kemi”, ka thënë shkurt Shpresa Mustafa.

Derisa është shprehur tejet e gëzuar për këtë lajm të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat