Lirimi i tre policëve, Krasniqi: Lajm i mirë, tani është radha për shtensionimin e situatës në veri

Aktuale

Lirimi i tre policëve, Krasniqi: Lajm i mirë, tani është radha për shtensionimin e situatës në veri

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 11:26
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniq

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar për lirimin e tre policëve të rrëmbyër nga autoritetet serbe dy javë më parë.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi - Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë.

Krasniqi ka nënvizuar po ashtu se tani është radha për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje.

Lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi - Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë. Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces. Tani, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike”, shkruan Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat