Lirimi i 3 policëve, reagon Tabaku: Ballkani ka nevojë për dialog dhe jo gjuhën e vjetër të konfliktit dhe luftës

Aktuale

Lirimi i 3 policëve, reagon Tabaku: Ballkani ka nevojë për dialog dhe jo gjuhën e vjetër të konfliktit dhe luftës

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 12:43
Jorida Tabaku

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me lirimin e 3 policëve, të cilët ishin arrestuar nga policia serbe.

Në një reagim në Twitter, Tabaku theksoi se ata po mbaheshin në burg jashtë çdo logjike.

Lirimi i 3 policëve të Kosovës të mbajtur në burg jashtë çdo logjike ligjore është hap pozitiv. Dialogu me mbikëqyrjen e partnerëve tanë strategjikë është rruga e vetme drejt normalizimit deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Ballkani ka nevojë të gjejmë gjuhën e dialogut dhe jo gjuhën e vjetër të konfliktit dhe luftës. Rruga e përbashkët e Ballkanit Perëndimor është drejt BE. I detyrohemi kaq në respekt të së djeshmes dhe të ardhmes!”, shkruan Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat