Begaj pret kthim në dialog të Kosovës dhe Serbisë pas lirimit të policëve

Aktuale

Begaj pret kthim në dialog të Kosovës dhe Serbisë pas lirimit të policëve

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 14:31
Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia më 14 qershor.

Ai përmes një postimi në Twitter ka uruar që Kosova dhe Serbia t’i kthehen dialogut.

Sipas tij tash duhet zbatimi i marrëveshjes së arritur në Ohër e Bruksel.

“Përshëndes lirimin e tre policëve të Kosovës. Uroj kthim sa më të shpejtë e efektiv të palëve në tryezën e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjes së dakordësuar në Bruksel dhe Ohër”, ka shkruar Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat