Haradinaj: Për lirimin e policëve duhet ta falënderojmë diplomacinë amerikane, Kurti e Vuçiq nuk mund t’i ikin përgjegjësisë

Aktuale

Haradinaj: Për lirimin e policëve duhet ta falënderojmë diplomacinë amerikane, Kurti e Vuçiq nuk mund t’i ikin përgjegjësisë

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 14:33
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur lajmin për lirimin e tre policëve të Kosovës, ndërsa ka thënë se kjo nuk nënkupton se ky rast konsiderohet i mbyllur.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre.

Lirimi i tre policëve të Kosovës është lajm i mirë, para së gjithash për familjet e tyre por edhe për Kosovën, por kjo nuk nënkupton që kjo ngjarje mund të konsiderohet e mbyllur vetëm me lirimin e tyre.

As Presidenti i Serbisë e as Kryeministri i Kosovës, nuk mund t’i ikin përgjegjësisë së tyre, e cila çoi në rrëmbimin e policëve dhe mbajtjen e tyre në paraburgim e pa asnjë faj për më shumë se dhjetë ditë”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat