Sindikata e Policisë mirëpret lirimin e tre policëve të kidnapuar

Aktuale

Sindikata e Policisë mirëpret lirimin e tre policëve të kidnapuar

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Sindikata e Policisë së Kosovës i është gëzuar lirimit të tre policëve.

Ata ishin kidnapuar më 14 qershor në territorin e Kosovës, nga autoritetet serbe.

“Sindikata e Policisë së Kosovës, ka përcjellur me vëmendje situatën e tre zyrtarëve policorë që nga rrëmbimi, prandaj mirëpret lirimin e tyre dhe kthimin në familje”, thuhet në një qëndrim të kësaj sindikate.

“Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në detyrat e rregullta zyrtare, me dëshirën që një rast i tillë të mos ju ndodhë asnjëherë tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat