ATK gjobit me 163 gjoba klubet e natës

Aktuale

ATK gjobit me 163 gjoba klubet e natës

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar që i ka shqiptuar 163 gjoba për klubet e natës.

“Duke pas parasysh fillimin e sezonit të verës kur shumëfishohet aktiviteti në klubet e natës, bare dhe restorante të ndryshme, Administrata Tatimore e Kosovës ka kryer aktivitete gjatë ditëve të vikendit, tek ky sektor në disa qytete të Kosovës”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

“ATK bën të ditur së këto inspektime janë bërë në përpjekje për të siguruar që këto biznese janë duke respektuar thirrjet ligjore për lëshim të kuponëve fiskalë”.

Gjobat kanë të bëjnë  me moslëshimin e kuponëve fiskalë  nga klubet në  fjalë .

“Gjatë inspektimeve, inspektorët kanë identifikuar disa raste ku klubet e natës, restoranet dhe baret e ndryshme, nuk po i respektojnë rregullat tatimore – kryesisht në lëshimin e kuponëve fiskalë”.

“Andaj, si rezultat i këtyre aktiviteteve janë vizituar 12 subjekte biznesore, tek të cilat është konstatuar se nuk kanë lëshuar kuponë fiskalë pas shërbimeve të ofruara. Me këtë rast, janë lëshuar 163 gjoba në vlerë 41 mijë euro, për të cilat do të iniciohen raste penale. Këto aktivitete kanë evidentuar edhe 77 punëtorë të pa regjistruar, si dhe janë konfiskuar 7 printerë jo-fiskalë”.

{“Rikujtojmë të gjithë tatimpaguesit se shkeljet të tilla ligjore, ndikojnë rëndë në rritjen e ekonomisë jo-formale në treg, e cila më pas krijon pabarazi dhe konkurrencë jo të drejtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat