Musa: Lirimi i policëve vendim politik, ashtu si aktakuza ndaj tyre, po të kishin kryer vepra penale s’do të liroheshin

Aktuale

Musa: Lirimi i policëve vendim politik, ashtu si aktakuza ndaj tyre, po të kishin kryer vepra penale s’do të liroheshin

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 18:02
Avokati Skender Musa

Avokati Skender Musa tha se lirimi i tre policëve nga Serbia ishte politik, ashtu sikurse tha se është politike aktakuza e ngritur ndaj tyre.

Musa tha në Frontal në T7 se “po t’i kishin kryer këto vepra penale, nuk do të ishin liru”.

“Mendoj që gjyqtarët, prokurorët e Serbisë i njohin mirë parimet e së drejtës penale dhe nuk është dashur t’i akuzojnë për trafikim me armë, prodhim, armëmbajtje pa leje”, tha avokati.

Ai thotë se rrëmbimi i tre policëve ka qenë “një veprim skandaloz i Serbisë”.

“Serbia ka mendu që ka me tregu forcë me rastin e rrëmbimit të policëve të Kosovës, por në fakt ka treguar që është një shtet jodemokratik, autokratik dhe një shtet me tendenca pushtuese ndaj fqinjve”, tha Musa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat