Bahtiri pret në Mitrovicë kryeparlamentarin Konjufca dhe deputetin Bajqinovci, flasin për situatën në veri

Aktuale

Bahtiri pret në Mitrovicë kryeparlamentarin Konjufca dhe deputetin Bajqinovci, flasin për situatën në veri

Nga: A.SH Më: 26 qershor 2023 Në ora: 18:53
Foto nga takimi

Agim Bahtiri ka pritur në takim kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe deputetin nga radhet e LVV-së, Mefail Bajqinovci.

Ai ka bërë të ditur se kanë diskutuar për situatën në veri, duke shprehur interesim të t’i koordinojnë punët në mënyrën më të mirë të mundshme, për mënjanimin e destabilizimit të situatës.

Postimi në Facebook:

Ishte kënaqësi që sot të pres në Mitrovicë, kryeparlamentarin z. Glauk Konjufca dhe deputetin nga radhet e LVV-së, z. Mefail Bajqinovci.

Diskutuam për çështjen aktuale në Veri të vendit, duke shprehur interesim që t’i koordinojmë punet në mënyrën më të mirë të mundshme, për mënjanimin e destabilizimit të situates, vënien e drejtësisë si pikë e parë në mënyrë që Republika e Kosovës të jetë shembull për menaxhimin e proceseve me rëndesi jetike për vendin dhe rajonin.

AB

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat