Ramabaja për Borrellin: Ai është Sinan Hasani i Spanjës, s’guxon të shkojë as në katund të vetin

Aktuale

Ramabaja për Borrellin: Ai është Sinan Hasani i Spanjës, s’guxon të shkojë as në katund të vetin

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 21:33
Sadri Ramabaja

Analisti në emisionin Pressing, Sadri Ramabaja e ka krahasuar Josep Borrellin si “Sinan Hasani i Spanjës”, një ish-diplomat shqiptar në Jugosllavi.

Kjo pasi, Ramabaja tha se “as Borrelli nuk mund të shkojë në fshatin e tij në Katalunijë”.

Sipas tij, diploamcia evropiane nuk e ka dënuar si duhur kidnapimin e tre policëve kosovarë nga Serbia.

“Ai është diplomat, diplomat karriere. Unë e kam quajtur Borrellin Sinan Hasani i Spanjës. Ai nuk guxon me shku në katun të vet në kataluni, një rrugë që e kish pas emrin e tij ia kanë larguar”.

“Ai do të duhej që kidnapimin e tre policëve, diplomacia ta dënonte si akt të terrorit shtetëror. Ka pasur një përpjekje që të zbutet me mocionin arrest”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat