Blinken tregon çka i tha Kurtit: Plani tre pikësh i BE-së është rruga përpara

Aktuale

Blinken tregon çka i tha Kurtit: Plani tre pikësh i BE-së është rruga përpara

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 00:52
Antony Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën e tensionuar në veri të vendit.

Në llogarinë e tij në Tëitter, Blinken ka theksuar se plani tre pikësh i Bashkimit Evropian është rruga që duhet ndjekur.

Sot fola me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të qetësuar situatën në veri të Kosovës dhe për t’u kthyer menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

Plani me tre pika i BE-së është rruga përpara”, ka shkruar Blinken në llogarinë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat