Bushati: Rama si kryeministër i Qipros, lobon për Vuçiçin nëpër botë

Aktuale

Bushati: Rama si kryeministër i Qipros, lobon për Vuçiçin nëpër botë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 07:37
Analisti Andi Bushati

Analisti Andi Bushati është shprehur kritik ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me qëndrimet e tij për Kosovën.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se kur shikon Ramën i duket si kryeministri i Qipros pasi në çdo vend që shkon lobon për presidentin serb Aleksandër Vuçiç e jo për Kosovën.

Sipas tij Rama duhet të lobojë për njohjen e Kosovës.

“Rama ndjekë interesin e vet në dëm të Kosovës. Ajo që mua smë pëlqen është se dëgjoj kryeministrin e vendit tim të flasë si kryeministri i Qipros. Mua më duket e çuditshme të shohë Ramën të shkojë të lobojë në kancelaritë perëndimore, ju lutem kuptoni Vuçiç. Nuk e kam parë që Rama të ndërmarrë një vizitë shtetërore në Qipro e në Spanjë për të thënë se çfarë ka që nuk e njihni Kosovën. Qëndrimi i Ramës duhet të jetë ky, të shkojë e të lobojë për njohjen e Kosovës”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat