Presidentja Osmani merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

Aktuale

Presidentja Osmani merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 08:53
Presidentja, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka udhëtuar për në Podgoricë, Mal të Zi, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në këtë Samit, Presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë.

Për përshpejtimin e perspektivës evropiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat