Analisti shqiptar zbulon se çfarë fshihet pas lirimit të papritur të policëve të Kosovës

Aktuale

Analisti shqiptar zbulon se çfarë fshihet pas lirimit të papritur të policëve të Kosovës

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 09:02
Artur Zheji

Analisti Artur Zheji ka analizuar në detaje se çfarë fshihet pas lirimit të papritur të policëve të Kosovës nga Serbia.

I ftuar në “Top Story”, Zheji tha se gjasat janë shumë të vogla, në mos inekzistente, që Orban të jetë negociator për lirimin e ushtarëve kosovarë. Sipas Zhejit, Serbia e ka bërë rrëmbimin e operativëve të FSK-së në tokën shqiptare “për t’i përdorur për të përmbushur urdhrin e Kremlinit për të krijuar një vatër tensionesh” në Ballkan, si dhe “për të luajtur lojën më mirë”. 50 me 50, herë me Moskën e herë me Perëndimin”.

Analisti tha se pas rrëmbimit të tyre, Beogradi synonte ta zvarritte procesin për lirimin e 3 oficerëve me javë dhe muaj. Megjithatë, goditja që pësoi Putini nga grushti i shtetit dhe rënia e Rusisë në bursën ndërkombëtare, bëri që plani i Vuçiqit të dështonte, duke përmbushur kërkesat e Perëndimit dhe duke i liruar menjëherë operativët.

Zheji: Së pari, duke mos ditur kufirin e Kosovës, mund të të arrestojnë në mes të Prishtinës dhe të thonë se është Serbia. Pra, ka një "non sens" brenda një "non sens". Nuk besoj se është Orban, nuk kam informacion për këtë...

Karamuço: Vetë Orban tha se “u bëra negociator”.

Zheji: Orbani? Epo dikur ka qenë një Osman Gazepi që i ka dhënë vetes medalje... Por unë nuk e dua Orbanin për një arsye. Së pari, është e vërtetë që ka një marrëdhënie specifike me Putinin, por nuk është një marrëdhënie e mirë, është një marrëdhënie sepse ka një problem të hapur me Serbinë në Vojvodinë. Vojvodina është një provincë me shumicë relative hungareze. Pra, ka disa probleme shumë të mprehta dhe Orbani, si një i djathtë nacionalist që është, ka një rezultat të hapur me Vuçiqin. Ndoshta është një teori konspirative, por mendoj se përkon me një dobësim të papritur të Vladimir Putin nga tentativa për grusht shteti nga Prigozhin.

Të premten e javës së kaluar, të gjitha bursat botërore, të premten dhe të shtunën, e lexuan këtë si diçka shumë serioze, pra është diçka shumë e fortë dhe kërcënimi nuk ka përfunduar ende. Kjo rrezikon presidentin Vladimir Putin.

Duma: Pra, mendoni se goditja e Putinit nga Wagner ndikoi në lirimin e policëve të Kosovës nga Serbia?

Zheji: Sipas të dhënave që kam unë, Vuçiçi i ka rrëmbyer 3 policët shqiptarë në tokën e tyre me qëllim që të krijonte një vatër destabilizimi sepse karremin ia dha vetë Kurti.

Ai e rriti shumë pjacën me këtë rrëmbim që bëri për të përmbushur porosinë e Kremlinit për të krijuar një vatër tensionesh dhe për të luajtur më mirë lojën 50 me 50 sa me Moskën aq edhe me Perëndimin. Pra të ishte i dëshiruari i Perëndimit me idenë që të mos përshkallëzohet situata, të mos kalojë në përshkallëzim dhe të krijojë një kallzus të turpshëm duke mbajtur zvarritur gjërat. Historia ka treguar që këto raste mund të zvarriten me javë dhe me muaj, por atij i interesonte kjo gjë. Megjithatë rënia e papritur në bursë e pozitave gjeopolitike të Putinit, pra kjo e panjohura që sapo ishte formuar, bëri që ai të anonte papritur nga Perëndimi duke marrë një vendim të cilën këta të fundit ia kërkuan haptazi. Orbani pastaj ka qenë një dekor shumë interesant, është një president kontravers që kurrë nuk ka marrë sanksione ndaj Rusisë dhe prapë është në NATO dhe BE. I tolerohen këto bizarrerit që ka ai, dhe ka shërbyer si aksesor, por ajo që ka ndodhur është tjetër gjë. Është kjo që sapo thamë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat