MPB reagon pas sulmit në Mitrovicën e Veriut: Tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri

Aktuale

MPB reagon pas sulmit në Mitrovicën e Veriut: Tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka reaguar pas sulmeve që kanë ndodhur mbrëmë në komunën e Mitrovicës së Veriut, duke thënë se këto janë tentativa të Serbisë për të eskaluar situatën në veri.

MPB në reagim thotë se ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore.

Tutje, MPB shton se nga ky akt kriminal dy vetura janë dëmtuar.

Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”, vijon reagimi.

“Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet mes tjerash në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat