Ibrahimi: Letra e 8 senatorëve, të jetë alarmi i fundit për qeverinë

Aktuale

Ibrahimi: Letra e 8 senatorëve, të jetë alarmi i fundit për qeverinë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 11:00
Ilir Ibrahimi

Analisti politik, Ilir Ibrahimi, ka thënë se letra e 8 senatorëve amerikanë drejtuar presidentit Biden do të duhej të ishte alarmi i fundit për qeverinë që të ndërrojë kurs.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se senatorët që e kanë dërguar këtë letër, janë disa nga politikanët me më influencë në politikën amerikane.

Ibrahimi po ashtu ka thënë se shqetësimi i senatorëve është real dhe se ai do të merret seriozisht nga administrata Biden.

Postimi i tij i plotë:

Letra e 8 senatorëve amerikanë drejtuar presidentit Biden do të duhej të ishte alarmi i fundit për qeverinë që të ndërrojë kurs dhe të rreshtohet përkrah me politikat amerikane.

Senatorët që kanë dërguar këtë letër, janë disa nga politikanët me më influencë në politikën amerikane dhe në një vit zgjedhor, rëndësia e tyre ndaj administratës bëhet edhe më e madhe.

Kjo letër nuk mund të shihet si lobim i dikujt sepse lobimi në senat është më i vështirë se në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe statusi që gëzojnë këta senatorë në politikën amerikane nuk na lë të kuptojmë se kjo mund të jetë inciatiivë lobuese.

Shqetësimi i senatorêve është real dhe padyshim ky shqetësim do të mirret seriozisht nga administrata Biden.

Uroj e lutem që edhe qeveria e Kosovës ta marrë këtë shqetësim seriozisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat