Albin Kurti vjen me një thirrje për Serbinë

Aktuale

Albin Kurti vjen me një thirrje për Serbinë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 11:43
Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm me granatë dore në ndërtesën e komunës së Mitrovicës së Veriut.

Kurti në Twitter tha se fatmirësisht nga ky sulm nuk u lëndua askush.

Teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërpresë nxitjet për dhunë para se siç tha ai, të humbasin jetë.

“Mbrëmë ndërtesa e komunës në Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, në orët e vona të mbrëmjes të së hënës, persona të dyshuar kanë sulmuar me mjet shpërthyes komunën në Mitrovicë të Veriut.

Drejtori i Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës, Baki Kelani bën të ditur se dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë granatë dore.

Sipas Kelanit, lëndime në njerëz nuk ka, teksa dëme materiale janë shkaktuar në dy vetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat