Haradinaj – qeverisë: Përfillni qysh sot kërkesat e Blinkenit

Aktuale

Haradinaj – qeverisë: Përfillni qysh sot kërkesat e Blinkenit

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 14:54
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përfillën qysh sot këshillat e Sekretarit Amerikan, Antony Bliken dhe të gjithë aleatëve tonë për rikthimin e normalitetit në veri.

Ai ka renditur edhe disa pika që duhet të marrin parasysh, pasi sipas tij, zhvillimet po hynë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret.

“Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që qysh sot të përfillë këshillat e Sekretarit Amerikan Blinken dhe të gjithë aleatëve tonë për rikthimin e normalitetit në veri.

Kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri dhe ajo të vazhdojë më detyrat e veta ligjore për ruajtjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të vendit;

që kryetarët e komunave nga zgjedhjet e fundit atje, menjëherë të japin dorëheqje;

të shpallen zgjedhjet e lira në këto katër komuna, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithëve, pa kushte e me garanca ndërkombëtare;

që kryeministri Kurti t’i kthehet implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, kjo në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat