Von der Leyen foli edhe me Vuçiqin, ja çfarë i kërkoi ajo

Aktuale

Von der Leyen foli edhe me Vuçiqin, ja çfarë i kërkoi ajo

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 18:26
Foto nga takimi

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë që ka folur me presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, lidhur me rolin e shtetit serb në depërshkallëzimin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë.

“Fola me presidenti Vuçiq sot për rolin e Serbisë depërshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar von der Leyen.

“Kërkova nga ai që t’i bëjë të gjitha përpjekjet për ta përkrahur rikthimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovëss”.

Von der Leyen më herët sot ka folur edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për të njëjtën temë, duke ia shtruar pothuajse të njëjtën kërkesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat