Shala i reagon Nexhmedin Spahiut: Nuk qëndron deklarata e atij, ja nga cili vit është vendosur flamuri

Aktuale

Shala i reagon Nexhmedin Spahiut: Nuk qëndron deklarata e atij, ja nga cili vit është vendosur flamuri

Nga: N.E Më: 27 qershor 2023 Në ora: 21:55
Flamuri

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka treguar se në pikën kufitare në Bërnjak është i vendosur flamuri i Republikës se Kosovës si dhe ai i Policisë.

Sipas Shalës, ky flamur nuk ka lëvizur nga aty që nga 2011.

Tutje, Shala ka shtuar se ata që e kundërshtojnë deklarativisht, por edhe lidhin autoritetin e Kosovës me këtë qeveri gabojnë, pasi sipas tij, shteti ka prezencë aty që nga viti 2011.

Image
Flamuri

Postimi i plotë:

Për hirë të informimit publik për qytetaret!

Në pikën kufitare në Bërnjak është i vendosur FLAMURI i Republikës se Kosovës si dhe ai i Policisë.

Ky Flamur nuk ka lëvizur nga aty që nga 2011 ku kemi marr autoritetin nga ndërhyrja e NJSO -NJSI ( Njësive Speciale Operative - Njësia Speciale Intervenuese ) apo në atë kohe të njohur si ROSU dhe FIT.

Ku si rezultat i keti plani operative 2011 ka ra heroikisht Enver Zymberi operatori i ROSU.

Pra ata qe e kundërshtojnë deklarativisht por edhe lidhin autoritetin e Kosovës me kete qeveri , gabojnë sepse shteti ka prezenc të saj që nga 2011 e deri sot edhe do të qendrojë tutje.

P.s Nuk qendron deklarata e z.Nexhmedin Spahiut .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat