Kurti viziton BIK-un për Bajram, thotë se do t’i vizitojë edhe policët e liruar

Aktuale

Kurti viziton BIK-un për Bajram, thotë se do t’i vizitojë edhe policët e liruar

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 09:27
Naim Tërnava dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeverisës, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK), me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.

Nga aty, Kurti u shpreh tejet falënderues ndaj bashkëpunimit e angazhimit të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe ndaj myftiut Tërnava gjithashtu.

Kryeministri Kurti gjithashtu zbuloi se do shkojë për “të bërë Bajram me policët e liruar nga Serbia” pasi myftiu e përgëzoi dhe e uroi për lirimin e tyre.

“Erdhëm për t’ju falënderuar për rolin qe vetë BIK-u dhe myftiu si udhëheqës e ka luajtur ne vazhdimësi dhe për t’i uruar për Bajram. Të mirat duke u ndarë shtohen, pasi duke u ndarë bëhen të mira për të gjithë. Nuk ka ditë më të përshtatshme për ta uruar këtë ditë se festa e Kurban Bajramit”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti gjithashtu zbuloi se do shkojë për “të bërë Bajram me policët e liruar nga Serbia” pasi myftiu e përgëzoi dhe e uroi për lirimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat