Hoxhallarët shqetësohen për situatën në veri, kërkojnë stabilitet politik e përfundim të krizave

Aktuale

Hoxhallarët shqetësohen për situatën në veri, kërkojnë stabilitet politik e përfundim të krizave

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 10:32
Naim Tërnava

Imamë e qytetarë në vend, kanë kërkuar më shumë qetësi në veri të Kosovës dhe stabilitet politik, teksa problemet kërkojnë të zgjidhen në formë të dialogut e jo me dhunë. Krahas kësaj, qytetarët pas faljes së Kurban Bajramit, kanë kërkuar që dialogu me Serbinë të përfundojë me marrëveshje.

Ekipi i Eo ka qëndruar në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku ka përcjellë nga afër faljen e namazit të Kurban Bajramit. Nga aty, qytetarët janë lutur për paqe e harmoni.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, foli për situatën në veri, teksa kërkoi të ndalen luftërat nëpër botë e konfliktet e armatosura.

Tërnava tregoi për organizimet në vijim të BIK-ut dhe të organizatës “Bereqeti”.

“Dëshiroj edhe njëherë që të gjithë besimtarëve të ua uroj festën e Kurban Bajramit duke ju lutur Zotit që në familjet tona të kemi shëndet dhe mirëqenie të përgjithshme që brenda shoqërisë sonë mirëpo edhe brenda gjithë shoqërisë njerëzore të mbijetojë gjithmonë paqja, harmonia, solidariteti dhe ndihma reciproke ndaj njëri-tjetrit. Në botë të ndalen luftërat, konfliktet e armatosura dhe të mbretërojë paqja. Ky është mesazh që vie edhe nga vetë domethënia që e ka kjo festë e Kurban Bajramit. Festa e Kurban Bajramit është një prej dy festave kryesore që i kanë besimtarët. Tashmë sa përfunduam edhe faljen e namazit të Bajramit, ligjëratat dhe ceremoninë që ishte përgatitur nga kryesia e bashkësisë islame. Sigurisht nga ora nëntë do vazhdojmë në pritje edhe në kryesinë e Bashkësisë Islame dhe më pastaj do të fillojmë edhe nga shoqata jonë ‘Bereqeti’, sot bëhen edhe shumë shpërndarje të ndihmave për njerëzit që janë në nevojë dhe do të fillojnë edhe më vonë sigurisht edhe dhurata për fëmijë të organizuara nëpër shumë komuna”, tha Tërnava.

Hoxhë Bashkim Mehani i pyetur për situatën në veri u mbështet në atë që e tha edhe myftiu Tërnava gjatë fjalimit të namazit duke theksuar se situata në veri nuk është stabile.

“Situata në Kosovë nuk është edhe aq e mirë dhe stabile, prandaj e lusim Allahun që në Kosovë të kthehet stabiliteti, të kthehet qetësia që siç tha edhe myftiu në hutben e tij që problemet të zgjidhen në formë të dialogut jo me dhunë për arsye se dhuna nuk i shërben askujt përveç atyre që dëshirojnë trazira e ne nuk jemi një popull që kemi dëshiru e as që dëshirojmë ndonjëherë trazira në vendin tonë e askund tjetër”.

“Festa e Kurban Bajramit është një festë e veçantë islame e cila na bashkon të gjithë myslimanëve ngado që jemi. Është një festë e cila karakterizohet pas kryerjes së haxhive të ceremonisë së haxhit në Mekën e ndershme dhe pas prerjes së kurbanit. Pra, kjo është një festë e cila tregon edhe solidaritetin e unitetin e myslimanëve. Sigurisht që sot organizoi edhe faljen e Kurban Bajramit si zakonisht në xhaminë qendrore këtu në Prishtinë, dhe ishte një atmosferë mjaft e bukur dhe impozante. Shpresojmë që menjëherë pas faljes së kurbanit njerëzit do t’u kthehen familjeve të tyre, të afërmëve të tyre, do t’i vizitojnë miqtë dhe dashamirët e tyre, të urojnë njëri-tjetrin dhe të këmbejnë dhurata të cilat janë të dobishme do thoja, të duhura në këtë mes”.

“Situata në Kosovë nuk është edhe aq e mirë, dhe stabile prandaj e lusim Allahun që në Kosovë të kthehet stabiliteti, të kthehet qetësia që siç tha edhe myftiu në hutben e tij që problemet të zgjidhen në formë të dialogut jo me dhunë për arsye se dhuna nuk i shërben askujt përveç atyre që dëshirojnë trazira e ne nuk jemi një popull që kemi dëshiru e as që dëshirojmë ndonjëherë trazira në vendin tonë e askund tjetër”, tha Mehani.

E Fuat Islami, qytetar nga Prishtina, uroi gjithë kombit shqiptar festën e Kurban Bajramit. Ai kërkoi që trazirat në vend të përfundojnë dhe të zgjidhet çështja përmes dialogut.

“Kjo është ditë e shenjtë e botës islame dhe e të gjithë besimtarëve islamë anembanë botës ua uroj festën e Kurban Bajramit me dëshirë që të ketë paqe, harmoni, dashuri, tolerancë, mirëkuptim mes njerëzve, të gjithë të jetojmë në harmoni, në paqe, në tolerancë, dhe ta ndihmojnë njëri-tjetrin. Dhe kombit shqiptar ia uroj këtë festë të shenjtë, kështu që mbetem që në të ardhmen të kemi harmoni mes vete, paqe në botë, dhe të gjitha problemet, këto që janë aktuale; pra problemet ndëretnike të zgjidhen me dialog, me marrëveshje, dhe me harmoni. Kështu që anekënd botës të gjithë besimtarëve islamë ua uroj këtë festë të shenjtë. Dashtë Zoti që në të ardhmen të kemi më shumë begati, harmoni, po edhe të mira materiale po edhe shpirtërore”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat