“Agresori mbetet agresor”, 3 eurodeputetë “shpërthejnë” ndaj Lajçak-ut: Je rreshtuar krah Serbisë

Aktuale

“Agresori mbetet agresor”, 3 eurodeputetë “shpërthejnë” ndaj Lajçak-ut: Je rreshtuar krah Serbisë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 19:01
Miroslav Lajçak

Lojrat e Miroslav Lajçak sa i takon dialogut mes Kosovës dhe Serbisë kanë acaruar eurodeputetët. Kosova po përballet me një presion të jashtëzakonshëm dhe për deputetët e PE, emisari i dialogu është treguar i njëanshëm.

I parti që shfaqi kritika ishte eurodeputeti gjerman, Michael Gahler. Gjatë një diskutimi në Bruksel, ai tha se Lajçak po mban më shumë krahun e agresorit, konkretisht Serbisë, sesa Kosovës, që sipas tij është një vend që ka bërë progres dhe që politika është 100% me BE-në.

“E kam përcjellë aktivitetin tënd që nga koha kur e keni marr funksioni. Unë ju shoh më tepër në anën e agresorit, jo të viktimës në relacionin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. A e ndjeni besimin e serbëve dhe të kosovarëve.  Ajo që nuk e di, zoti Lajçak, është reagimi juaj ndaj presidentit serb dhe qeverisë së tij. A nuk duhej ta kritikonit publikisht edhe Vuçiçin? A nuk duhej që BE-ja të ndalonte apo të kërcënonte se do të pakësonte ndihmën financiare?

A nuk duhet t’i drejtoheni nacionalizmit serb që është shkaku kryesor i pasigurisë dhe frikës në të gjithë Ballkanin Perëndimor?. Kosova është e hapur për një zgjidhje të balancuar me Serbinë, por po kërkon ndërmjetës të ndershëm që nuk e ‘zbusin’ presidentin serb”, tha ai.

Në të njëjtën linjë me të ishte edhe holandezi Thijs Reuten dhe ai austriak, Thomas Waitz. Të dy deputetët kritikuan qasjen në dialogu, duke u shprehur se presioni dhe kërkesat po i bëhen vetëm Kosovës, por jo edhe Serbisë.

Reuten kërkoi shpjegim pse kërkesat po bëhen vetëm ndaj Kosovës dhe pse nuk ka pasur kurrë një pikëpamje të ekuilibruar.

Ai po ashtu kërkoi të dijë pse Bashkimi Evropian nuk bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të policëve dhe pa kushte.

Ndërsa Thomas Waitz  pyeti Lajçakun se si mund të konsiderohet një marrëveshje e suksesshme kur nuk është e nënshkruar nga dy palët.

“Ku në të vërtetë po shihni ndonjë sukses në punën tënde në katër vitet e fundit”, pyeti ai. Eurodeputeti austriak më tej tha se në komunikimin që po bëhet po duket sikur agresioni vjen nga ana e Kosovës, gjersa në fakt sipas tij, mercenarë nga Serbia kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it.

“Dhunuesi është gjithmonë dhunues. Dhe nuk e di, dua të them, ju gjithashtu radhitët të gjitha kërkesat që keni ndaj Kosovës se çfarë të bëjë, dhe pastaj thatë: edhe serbët duhet të bëjnë. Ju as nuk përmendët një pikë të vetme se çfarë duhet të japin në të vërtetë”, tha Waitz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat