Ky fshat i Prizrenit u braktis nga banorët, vetëm një familje jeton në hapsirën e tij

Aktuale

Ky fshat i Prizrenit u braktis nga banorët, vetëm një familje jeton në hapsirën e tij

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 20:30
Pamje nga video

Fshati Milaj gjendet pranë kufirit me Shqipërinë. Atë e ndajnë rreth 20 kilometra larg qytetit të Prizrenit.

Ky fshat dikur numëronte 30 shtëpi me rreth 100 banorë, ndërsa sot, në këtë fshat vazhdon të qëndroj vetëm një familje, anëtarët e së cilës, nuk dëshironin të prononcoheshin para kamerës.

Me gjithë bukuritë natyrore, e ajrin e pastër, të rrallë janë vizitorët në këtë fshat.

Braktisja e fshatit, nisi qysh prej luftës së fundit në Kosovë.

Vetëm shtëpitë nën qiellin e hapur i rezistuan kohës në këtë fshat.

Ato janë të vetmet që flasin për vjetërsinë e fshati, derisa koha kur ato ishin të mbushura plot, i përket vetëm të kaluarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat