Djali i Vuçiqit në Graçanicë – Cili ishte qëllimi i tij, sipas ekspertit të sigurisë?

Aktuale

Djali i Vuçiqit në Graçanicë – Cili ishte qëllimi i tij, sipas ekspertit të sigurisë?

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 20:55
Danilo Vuçiq

Eksperti i sigurisë, Avni Islami e ka komentuar edhe pjesëmarrjen e djalit të Vuçiqit në organizimin për festës e Vidovdanit në Graçanicë.

Sipas tij Vuçiq nuk është hera e parë që përqon mesazhe në Kosovë për ta mbajtur gjallë nacionalizmin në vendin tonë.

“Nuk është hera e parë që Vuçiq përqon mesazhe të tilla në Kosovë për ta mbajtur gjallë nacionalizmin që ti përdorë për qëllime të veta që të rrijë në pushtet sa më teper, dhe veriu i Kosovës ti jepet atij ta aneksoj Serbia meqë me luftë nuk arriti ta marrë Kosovën, ndërsa me luftë hibride po përpiqet të formohet një llojë Asociacioni i cili më vonë ti bashkangjitet Serbisë”, tha ai.

Sipas tij Vuçiqit nuk i intereson populli serb, dhe pjesa veriore jeton në kushte të rënda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat