Spahiu: Policia gaboi që e ndaloi djalin e Vuçiqit

Aktuale

Spahiu: Policia gaboi që e ndaloi djalin e Vuçiqit

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 21:21
Nexhmedin Spahiu

Ndalimi i djalit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit nga Policia e Kosovës sot për shkak të bluzës që mbante veshur në shënimin e Vidovdanit, jo nga të gjithë po shihet si veprim i drejtë.

Njohësi i çëshjteve politike, Nexhmedin Spahiu ka thënë se ndalimi i tij nga policia ka qenë diçka e ganuar pasi që maica nuk ka mbajtur mesazh nacionalist.

“Kjo ka qenë një gabim, po mendoj hekja e maicës me një përmbajtje të tillë ku thotë se dorëzimi nuk është opsion mendoj se nuk është dashur ta bëj Policia e Kosovës. Sepse nuk është një mesazh eksplicit, nuk është dicka që provokon.

Mendoj se do duhej që parlamenti ta aprovonte një list të asaj se çka konsiderohet fyerje mbi baza etnike e çfarë mbi baza fetare, kombëtare e cilat shprehje janë të ndaluar në shprehje publike.’’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat