Scholz: Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet

Aktuale

Scholz: Kosova dhe Serbia të respektojnë marrëveshjet

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 22:50
Albin Kurti dhe Olaf Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të mërkurën në mbrëmje se pret që gjendja në veriun e Kosovës të shtensionohet, të mbahen zgjedhjet në komunat me shumicë serbe dhe të zbatohen marrëveshjet në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se ndërmjet dy shteteve ka marrëveshje që i rregullon marrëdhëniet bazike dhe duhet zbatuar.

Unë mendoj se janë dakorduar, ka marrëveshjes mes dy shteteve që i rregullon marrëdhëniet bazike mes tyre e ajo duhet të bazohet në mirëkuptimin mes tyre. Dhe kjo duhet të zbatohet, nga pikëpamjet tona është e rëndësishme të jepet kontribut për shtensionim dhe shumë shpejt të mund të mbahen zgjedhje në komunat serbe në Kosovë”, tha ai.

Kancelari Scholz i bëri komentet gjatë një konference për media me Kryeminisrtin maqedonas Dimitar Kovaçevski në Berlin, ku po ashtu inkurajoi faktorët politikë në Maqedoninë e Veriut që t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese për t’ia hapur rrugën vendit drejt integrimit më të shpejtë në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat