Musliu: Ngapak kemi ikur nga tradita e Bajramit, ndoshta ndikon modernizimi

Aktuale

Musliu: Ngapak kemi ikur nga tradita e Bajramit, ndoshta ndikon modernizimi

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 01:00
Imami Osman Musliu

Imami Osman Musliu ka folur për festën e Kurban Bajramit dhe festimin e saj në ditët e sotme.

Në Edicionin Special ai ka theksuar se Kurban Bajrami ka të bëjë me haxhin, kurbanin dhe kompletimin e Kuranit, libër i shenjtë për myslimanët.

“Në islam janë dy festa që dallohen Kurban Bajrami dhe Fitër Bajrami. Fitër Bajrami lidhet me zbritjen e Kuranit, ndërsa Kurbani i Bajramit lidhet me haxhin, me kurbanin, si dhe me përfundimin apo kompletimit të Kuranit, fjalës së Allahut. Haxhi është prej kushteve të Islamit, festojmë sepse Allahu ka përcaktuar këtë festë për neve”.

Nuk do të thotë se edhe dita e djeshme nuk ka qenë e njëjtë si kohë, por si madhështi, si mesazh dita e sotme e ka një qëllim krejt tjetër, pra myslimanët festojnë kryerjen e një riti fetar për shkak të Haxhit, sakrificës së kurbanit, por edhe kompletimit apo përfundimit të fjalës së Allahut”, ka thënë Musliu.

Musliu ka thënë se koha moderne ka ndikuar në ndryshimin e festimit të Kurban Bajramit

“Ndoshta festimi është më i madh sepse ka ndryshuar edhe jeta jonë, standardi i jetës sonë. Ka ndryshuar edhe festa e bajramit, shtëpitë tona, rrugët tona dhe gjithçka jetën e kemi më mirë. Ngapak kemi ikur nga tradita, ndoshta modernizimi apo kushtet më të mira të jetës, tjetër vlerë është të shkosh në familje dhe tjetër të dërgosh një SMS”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat