Digjet një pikë statike e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës

Aktuale

Digjet një pikë statike e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 08:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Një pikë statike (kontejnerë) e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Po rreth orës 03:00 të mëngjesit është djegur pika statike e Policisë së Kosovës”, ka thënë Elshani.

Sipas burimeve djegia e saj është bërë me lëndë djegëse (me mjete piroteknike). 

Përveç dritareve të thyera, janë djegur edhe orenditë që ishin brenda.

Deri tash nuk dihet autori ose autorët e këtij incidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat