“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” shpallen organizata terroriste

Aktuale

“Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” shpallen organizata terroriste

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 12:09
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se dy formacione ilegale, “Mbrojtja Civile” dhe Brigada e Veriut”, janë shpallur organizata terroriste nga ana e institucioneve të Kosovës.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e Qeverisë së të enjtes.

Bazuar në vlerësimin e institucioneve të sigurisë, formacionet ilegale “Mbrojtja Civile” dhe komponenta e saj “Brigada e Veriut”, paraqesin kërcënim serioz dhe drejtpërdrejt në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, në veçanti duke pasur për qëllim për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Kurti.

Policia e Kosovës ka arrestuar njërin nga anëtarët “Mbrojtja Civile”, Milun Milenkoviq përpara dy javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat