Qeveria ndan 11 milionë euro për kreditimin e bizneseve

Aktuale

Qeveria ndan 11 milionë euro për kreditimin e bizneseve

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 12:49
Hekuran Murati

11 milionë euro ka ndarë sot Qeveria e Kosovës, në përkrahjen e Fondit për Garanci Kreditore. Kjo, në kuadër të masës 2.2 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ministri Murati tha se kjo bëhet në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme të bizneseve për qasje më të lehtë në financa.

Paraprakisht, kryeministri Albin Kurti tha se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e ka sjellë propozim-vendimin për ndarjen e këtyre mjeteve.

Më pas, ministri i Financave, Hekuran Murati, ftoi kabinetin që ta votojë këtë propozim, duke thënë se ka rëndësi në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës të qëndrueshme.

Ai tha se në vazhdimësi, si Qeveri ofrojnë mbështetje karshi sektorit të biznesve, kryesisht ato prodhuese, por edhe të atyre që janë në pronësi të grave, start-upeve dhe ato bujqësisë.

“Është edhe zbatimi i masës 2.2 që ka të bëjë me disbursimin e fondeve në kuadër të marrëveshjes që kemi me Bankën Investive Evropiane, e që është mbështetje për Fondin për Garanci Kreditore i Republikës së Kosovës për të shtuar kapitalin, i cili pastaj mundëson që  kreditimin shtesë të këtyre lloje të bizneseve”, tha ministri Murati.

Ai ftoi kabinetin qeveritar që ta votojë këtë propozim, duke marrë parasysh rëndësinë e mbështetjes që ka kjo në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës të qëndrueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat