Situatë e qetë në Zveçan

Aktuale

Situatë e qetë në Zveçan

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 12:58
Zveçan

Në komunën e Zveçanit po vazhdon edhe sot protesta e qytetarëve serb.

Gazetarja e Teve1, Florijeta Dernjani nga vendi i ngjarjes ka raportuar se situata është e qetë.

Teksa aty vërehet edhe prezenca e  pjesëtarëve të KFOR-it turk.

Ndryshe, qytetarët serbë në këtë komunë e kanë filluar protestën javë më parë, në shenj pakënaqësie për zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë në këtë komunë me shumicë serbe.

Protestuesit i kanë bllokuar hyrjet e tri komunave veriore me shumicë serbe: Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, duke mos e lejuar të futet askush brenda tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat