Është konfiskuar një armë dhe targat e një veture në Mitrovicë të Veriut te vendi i njohur si “tre rrokaqiejt”

Aktuale

Është konfiskuar një armë dhe targat e një veture në Mitrovicë të Veriut te vendi i njohur si “tre rrokaqiejt”

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Një drejtues i një automjeti të dyshimtë është hasur në rrugën e njohur si “tre Rrokaqiejt” për keqpërdorim të targave, duke e drejtuar një veturë me targa “NP” -Novi Pazarit.

Pas identifikimit dhe kontrollit që është bërë nga njësitet policore, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, është konfiskuar arma dhe targat.

Në anën tjetër një i dyshuar është shoqëruar në Policinë e Kosovës për intervistim.  Rastin për RTV Dukagjinin e ka konfirmuar për zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat