Tahiri: Konferenca ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë e rrezikshme dhe e papranueshme

Aktuale

Tahiri: Konferenca ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë e rrezikshme dhe e papranueshme

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 16:35
Edita Tahiri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paraqitur një ide për mbajtjen e një konference ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë.

Sipas tij në këtë konferencë do të kishin marrë pjesë liderët e dy vendeve, liderët e atyre shteteve të BE-së që merren aktivisht me zbutjen e tensioneve si dhe SHBA-të.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo ide është e rrezikshme dhe e papranueshme.

Sipas saj e njëjta duhet të kundërshtohet masovikisht.

"Një konferencë ndërkombëtare për veriun është ide e papranueshme dhe e rrezikshme! Populli duhet të përgatitet ta kundërshtojmë masovikisht, Ashtu njësoj sic kundërshtuam okupimin nga Serbia", shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat